West Side Family: Rrugët e zemrës më çojnë tek ti (teksti dhe kënga)

Ngrihesh fillon ecën
kur gjunjët ty s’të mbajnë
ti qan e brenda vetes
qesh për të mos u parë.
Je dërmuar ti tani po zvarritesh
por ke këmbë të forta
ke filluar që të rritesh
furtunë ke para vetes.
Por mbahesh përsëri
ti se di se çdo të thotë
por ke rrugën në marrëzi
në mes mbaron gjithçka.

Si një film që sapo pritet
ky film po vazhdon
dhe ty s’të fshijnë dot më vitet
të shtrëngoj fort të prek të puth
ti e di
unë rrugën prapë vazhdoj
por kam lotë në sytë e mi
më dhemb zemra që s’të kam
po shpirt unë ty të kam
çdo ditë prapë me ty lind
dhe është falë teje që unë jam
më lër të jem ti
nëse nesër s’do të jesh.

Më lër të shoh në sy
nëse sy nuk do të kesh
më merr më jep forcë
në rrugën time të di.
Gjithë rrugët e zemrës time
ecin më çojnë te ti
në krahët e tua do jem
kur me forcë mos të kem.
do të vij e do të mbaj shpirt
gjersa dhimbja të shkoj tej
sytë e tu do të jem
errësirë mos të ndjesh.

Do të flas me zërin tënd
të kam jetë të kam përjetë
krahët e tua do jem
përqafimin do ndjesh
do jetoj me frymën tënde
sa dhe fundi frikë të ketë
dhe në ëndërra më vjen
për çdo natë shpirti ndjenë
dorën tënde në trupin tim
përkëdhel ëmbël më flet
për jetën tonë
në krahët e tua do jem.

Fletë të bardha shoh në librin e jetës time
si një shpirt i burgosur që mban frymën me kujtime
më ndodh të  jem pa ty
nëpër turma i harruar
një njeri që nuk jam më
por dikur kam ekzistuar
jetë kam nga buza jote me ty pranë
unë e ti ishim dikur
përjetësisht  të pa ndarë
kur qeshje, qeshje dhe afroheshe pranë meje
flisje humbisja në puthje me dehje
rrëmbeje qenien time gjithçka
ishim dikur
do të jemi prapë bashkë
kurrë mos thuaj kurrë
fati gjithmonë ecën
për ku jo nuk e di
por di që rrugët e zemrës time më çojnë tek ti.

Nga po ky grup: West Side Family: Gjysma vetes time më mungon (teksti dhe kënga)