Woody Allen: Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Woody Allen-it:

Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

Avantazhi i të qenit inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë më tepër.

Telashet janë si letrat higjenike, merr një e vijnë dhjetë.

ObserverKult

Woody Allen

Lexo edhe:

THËNIE NGA SYLVESTER STALLONE: SA HERË DËSHTOJA NË DIÇKA, NJERËZIT NUK MË LLOGARISNIN MË…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sylvester Stallone:

“Nuk jam personi më i pasur, më i zgjuar apo më i talentuar në botë, por unë korr suksese, sepse vazhdoj gjithmonë e më tepër përpara”.

“Ekziston një ligj natyral i karmës ku personat më hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për t’i lënduar të tjerët, përfundojnë të lënduar e të vetmuar”.

“Jeta është më tepër se syzet e diellit dhe filmat e famshëm. Realiteti, ai është ngjarja më kryesore”.

“Unë mendoj se çdokush ka njëfarë formule në jetën e tij. Kur shmangesh nga ajo formulë, ose dështon rëndë, ose fiton në mënyrë madhore”.

“Suksesi është zakonisht kulmi i kontrollit të dështimeve”.

“Kam plot pendesa në jetë, por mendoj se kjo është një nga arsyet që i shtyn njerëzit të krijojnë gjëra. Nga zhgënjimet më të mëdha vijnë veprat më të mëdha të artistëve, shkrimtarëve apo piktorëve”.

“Sa herë dështoja në diçka, njerëzit nuk më llogarisnin më, por unë rikthehesha sërish më i fortë”.

“Unë besoj se çdo sukses në jetë vjen nga ndjekja e një rruge me optimizëm të verbër dhe të vrullshëm”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU