Xhabir Tabaku: Gjithçka ka mbarue…

xhabir tabaku

Poezia “Lamtumirë” nga Xhabir Tabaku

largohet barka në heshtje
stuhia e mbërthen limanin
përplasen anijet e vjetra
përplasen – përqafen
faqe molit

gjithçka ka mbarue
sikur mbaron nji film
à sikur dita qi érret pa kuptim

dritaresh, hyn e del nji nat’ e qetë – aromë blini.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHABIR TABAKU DHE POEZIA E BEFASISË

Shënim për librin me poezi “Gri”)

Nga Merita Paparisto

Nuk mendoj që fjala “e bukur” (me apo pa “shumë” ) mund të përdoret për të shoqëruar fjalën “poezi”. Po kështu, fjalët “e shkëlqyer” , “brilante”, “ e mrekullueshme”, jo se me duken të papërshtatëshme, por më duken tejet të lodhura.

Nuk do përdorja asnjërën nga këto për të karakterizuar poezinë e Xhabir Tabakut, pasi shfletoj faqen e fundit dhe mbyll librin e tij të parë me poezi  të titulluar “Gri”.

Shijes së një lloj ngazëllimi përzier me çudi, pasi mbyll librin, do i shkonte krejtësisht për shtat fjala “befasuese”, “ e papritur”  apo “ suprizë”.

Dhe kjo, jo se nuk e njihja më parë poezinë e autorit në fjalë, sepse atë e kam ndjekur vazhdimisht në publikimet e tij ne Fb, por sepse kështu të mbledhura bashkë në një libër elegant, me një kopertinë të punuar mjeshtërisht nga Ermira Bejleri dhe me një parathënie të denjë për librin  nga Zija Vukaj, ishin vërtet një suprizë e këndëshme me një lloj kënaqësie reale.

Ndodh që të jetojmë në një kohë kur shkruhen shumë poezi. Nuk është ky vendi  të diskutoj nivelin e poezisë në përgjithësi, por dua të theksoj ama, që në këtë lumni poezish, midis të cilave ka dhe poezi shumë të mira sigurisht, ato që dalin të parat mbi sipërfaqe të rrjedhës, janë poezitë e veçanta.

Pikërisht kjo është një nga karakteristikat e poezisë së Xhabir Tabakut, befasia, e papritura. Në shumicën e poezive, vë re një kthesë, më së shumti në fund të poezisë, ose ndonjëherë edhe në mes…është pikërisht një apo dy vargje qe i japin tonin poezisë, çelësi me të cilin bëhet i mundur që të gjitha pjesët të bien në vendin e tyre:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult