Lamtumirat s’thuhen me za, poezi nga Xhabir Tabaku
Nuk të thashë lamtumirë,
ashtu duhej,
lamtumirat s’thuhen me za,
nuk thuhen;
sall përjetohen në largim.
Lamtumirat nuk janë funebra,
jan’ gugatje kumrishë
shpirt thyeme
që këndojnë pa ndalë
kangë vetmie.
Do s’dijnë me thanë lamtumirë
dhe vuajnë.
ObserverKult
Lexo edhe:
XHABIR TABAKU DHE POEZIA E BEFASISË
(Shënim për librin me poezi “Gri”)
Nga Merita Paparisto
Nuk mendoj që fjala “e bukur” (me apo pa “shumë” ) mund të përdoret për të shoqëruar fjalën “poezi”.
Po kështu, fjalët “e shkëlqyer” , “brilante”, “ e mrekullueshme”, jo se me duken të papërshtatshme, por më duken tejet të lodhura.
Nuk do përdorja asnjërën nga këto për të karakterizuar poezinë e Xhabir Tabakut. Kjo pasi shfletoj faqen e fundit dhe mbyll librin e tij të parë me poezi të titulluar “Gri”.
Shijes së një lloj ngazëllimi përzier me çudi, pasi mbyll librin, do i shkonte krejtësisht për shtat fjala “befasuese”, “ e papritur” apo “ suprizë”.
Dhe kjo, jo se nuk e njihja më parë poezinë e autorit në fjalë, sepse atë e kam ndjekur vazhdimisht në publikimet e tij ne Fb, por sepse kështu të mbledhura bashkë në një libër elegant, me një kopertinë të punuar mjeshtërisht nga Ermira Bejleri dhe me një parathënie të denjë për librin nga Zija Vukaj, ishin vërtet një suprizë e këndëshme me një lloj kënaqësie reale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult