Xhabir Tabaku: Liri e mungueme

liria ka ndërru trajten,
nuk asht ma si zog, a lule,
a nji copë letre q’e
hallakat’ era hapsinës.

asht malsu, asht ngurtsu,
vrimave të errëta ku mijtë përpëliten n’terr
e gjarpnijt ngordhin urie.

tash liria nuk asht ma
fëmi gazmor si dikur,
vajz’ me sy t’ndritun
e fytyr’ bilur’.

asht s ‘i kurvë rrole
që s’e shkërdhen kush.

liria nuk asht as andërr ma!
– nuk i duhet kuj kështu perdal’.
ndaj ikin e ikin e ikin njerzia;
dhe ikin pa ia nda.