Xhahid Bushati: Letërsia për fëmijë vuan prej mungesës së vëmendjes

xhahid bushati

Prurjet në letërsinë shqipe për fëmijë gjatë viteve të fundit kanë njohur rritje, si nga autorët vendas, ashtu edhe nga përkthimet e letërsisë botërore.

Megjithatë, sipas shkrimtarit të njohur për fëmijë, Xhahid Bushati, kjo gjini vazhdon të vuajë nga një mungesë e theksuar e kritikës letrare, element kyç për vlerësimin dhe orientimin e krijimtarisë cilësore.

Duke iu referuar edhe mospërfshirjes së letërsisë për fëmijë, së bashku me disa gjini të tjera të krijimtarisë letrare, në edicionin e fundit të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Bushati thekson se vërehet një mungesë vlerësimi dhe vëmendjeje institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme të kulturës.

Një tjetër sfidë serioze me të cilën përballet sot letërsia për fëmijë lidhet me përdorimin gjithnjë e më të gjerë të teknologjisë, e cila po e largon vëmendjen e fëmijëve nga libri.

Sipas shkrimtarit Bushati kultivimi i dëshirës për lexim mbetet një proces i domosdoshëm dhe afatgjatë dhe rolin kryesor në këtë drejtim e kanë familja, shkolla dhe mjedisi shoqëror.

ObseverKult


Lexo edhe:

Xhahid Bushati: Pas viteve ’90-të, letërsia shqipe për fëmijë mbeti disi e hutuar…