Xhamia e çuditshme në Gjirokastër – ku i gjeni 99 shkallë si 99 emrat e Zotit

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë. Xhamia e Pazarit të vjetër në Gjirokastër, i ka shpëtuar shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë erës komuniste, pasi kishte statusin si monument kulture – 12 nga 13 xhami që kishte Gjirokastra, u shkatërruan gjatë kësaj periudhe.

Në fakt, për një kohë të gjatë, kjo xhami është përdorur si sallë trajnimi për akrobatët e cirkut që shfrytëzonin lartësinë e tavanit për të varur trapezat e tyre.

Ka qenë pjesë e planeve të Memi Pashës për Pazarin e vjetër dhe është ndërtuar për herë të parë, në shek. e 17-të. Por u dogj nga zjarri një shekull më vonë, ashtu si dhe pazari.

Ndërtesa tetëkëndore, në pjesën perëndimore u përdor për larjen e duarve dhe këmbëve, para se besimtarët të hynin brenda.

Sipas zakoneve, burrat dhe gratë luteshin ndarë nga njëri-tjetri dhe hyrjet, gjithashtu i kishin më vete. Zona poshtë hyrjes, dikur ka qenë e zënë me dyqane. Paratë që mblidheshin nga tregtarët, ishin burim të ardhurash për mirëmbajtjen e xhamisë.

Dhoma më e madhe brenda, përdoret për lutjet.

Në murin përballë është mirhab, ku qëndron imami i orientuar nga Meka, drejtimi nga duhet të kthehen myslimanët kur të luten.

Një shkallare e vogël, në të djathtë të vendit të imamit, është vendi ku ai jep mesazhe gjatë lutjeve të së premtes. Hyrja për në minaret, e cila ka 99 shkallë dhe përfaqëson 99 emrat e Zotit në Kuran, është në qoshe.

Afër saj, mund të dalloni një ndërtesë të verdhë, që ngjan si një xhami me çatinë kupolë.

Kjo ndërtesë tetëkëndore dykatëshe, e ndërtuar më 1727, është përdorur si teqe nga bektashinjtë. Është mbyllur gjatë periudhës komuniste. Aktualisht është medrese (shkollë myslimane).

*Fotografia me ngjyra e xhamisë, nga Monuments of Albania

ObserverKult

LEXO EDHE:

Xhamia e Et’hem Beut, simbol i Tiranës- po rimerr pamjen e mëparshme