“U përlota kur pashë dokumentarin për Xhanfize Kekon”, Gaz Paja tregon emocionet e tij

Aktori i njohur, Gaz Paja, ka bërë emrin e tij në skenën shqiptare. Ai njihet dhe si djali i të madhit Luftar Paja, aktorit të madh të humorit.

Gazi ishte i ftuar kohë më parë në “Shqipëria Live” në një temë ku u fol për nostalgjinë e filmave.

“Duhet pranuar se tashmë publiku kërkon më shumë ndryshimin. Ndryshon koha dhe ne duhet të përshtatemi me të. Në ‘Portokalli’ ne përpiqemi që të ndryshojmë rolet tona, batutat tona dhe në varësi të publikut. Ecën koha dhe batutat duhet të jenë ndryshe”, tha ai, transmeton ‘aktoret.com’.

“Kam parë një dokumentar më parë për Xhanfize Kekon dhe e kam mbyllur i përlotur. Ajo zonjë ka punuar me shumë pasion. Kam shumë respekt. Babai im ka qenë pjesë e atyre aktorëve dhe regjisorëve të mrekullueshëm që kanë punuar me pasion të madh”, – tha Gazi ndër të tjera.

———————————————————————————–

LEXO EDHE: Xhanfize Keko: Nuk kam punuar për të marrë tituj, por për të bërë art

Nga Meri Lalaj

Kur isha studente shkoja shpesh tek shtëpia e kushëririt tim Petro Lalaj, që ndodhej përballë Urës së Tabakëve matanë lumit të Lanës. Në atë shtëpi rrethuar prej lloj-lloj pemëve jetonte edhe familja Keko, Endri dhe Xhanfise me djemtë e tyre: Ilirin dhe Dorin. Vite më vonë kur ndiqja filmat shqiptarë për fëmijë të realizuar nga Xhanfiseja ndihesha e gëzuar, që e njihja atë familje. Në vitet e para të pasluftës për të ndihmuar familjen, Xhanfisesë i duhej që të punonte si shitëse biletash tek kinema „Republika“. Për vajzën e re gjirokastrite ky ishte kontakti i parë me filmin. A mund ta përfytyronte ajo asokohe se do të vinte një ditë kur sallat do të mbusheshin plot me njerëz për të parë filmat e saj?

Xhanfise dhe Endri Keko ishin ndër kuadrot e para shqiptare, që vajtën në Moskë për të studiuar kinematografi dhe ata ishin të parët që filluan punë në Kinostudion „Shqipëria e Re“ e sapondërtuar në vitin 1952. Veç të tjerash Kinostudio ka qenë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU