“Xhaxhai vdiq në burg”, Timo Flloko tregon pengun që e rëndon edhe sot e kësaj dite

Në emisionin “Opinion”, ka qenë i ftuar aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.

Gjatë programit, ai ka rrëfyer për jetën, karrierën dhe pasionin për poezi. Flloko u ndal edhe tek filmat që ka luajtur, por gjatë këtij momenti, ai kujton një peng që i ka mbetur edhe sot e kësaj dite e që lidhet me xhaxhain e tij.

Kisha dhe një motiv tjetër, po prapë një parantezë. Xhaxhai im, ai profesori, u burgos në vitin 1978, bashkë me të shoqen, si agjent të zbulimit jugosllavë. Dhe ai vdiq në ‘83-shin në burg.

Unë pata një peng, sigurisht mora një tronditje shumë të madhe. U pezullova një kohë, një vit, nga filmi sigurisht për arsye të… dhe mora një rol si ‘rusi’.

Kisha menduar tek ‘Ballë për Ballë’ të merrja një rol pozitiv por, e s’ka rëndësi, më doli më për mirë sepse ‘rusi’ ishte një rol i veçantë. Po atë vit, fati e solli që Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, dy regjisorët, më morën tek Çerçizi, ngaqë kisha një ngjashmëri, a ku di unë se çfarë dhe ishin fiksuar këta.

Luftuan dhe kjo më rikthehu në kinema. Por, unë pata peng që nuk i shkova xhaxhait asnjëherë në burg. Vajza e xhaxhait, kishte mbaruar për aktrim edhe ajo.

Edhe ajo kishte talent, ishte një vajzë shumë e bukur. Sot është në Australi. Nuk pati të ardhme. Sa veta në atë kohë kanë pasur drama” – tha Timo Flloko.

ObserverKult


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SHAJNË FILMAT TANË, SE “PRISHIN” RININË… PO RINIA PO DEGJENEROHET NGA KËTO GJËRA…

Aktori Timo Flloko, pak kohë më parë ka kërkuar falje publike për disa role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe që kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, u shpreh Flloko në një intervistë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU