Xhejlane Tërbunja: Kam ra n’dashni

Kam ra n’dashni, e di
Prej mënyrës qysh marr frymë kur ngat teje jam
Kur asgja tjetër përreth përshtypje nuk m’ban

Kam ra n’dashni, e di
Prej mënyrës qysh çohna prej gjumit e menjen veç te ti e kam
Kur shtrihem n’shtrat veç vet, por puthjet e tua prape m’mbulojnë si jorgan

Kam ra n’dashni, e di
Prej mënyrës qysh ngulfatem veç prej menimit që nji ditë me t’pa s’munem ma.
Kur sytë e tu pafund’sisht du veç mu’ me m’pa.

Kam ra n’dashni, e di
Se gjoksi po m’shtrëngon
Kam ra n’dashni, e di
Se p’e lypi veç shikimin tand

Kam ra n’dashni
Kam ra,
E ti s’munesh me m’çu ma, e di…

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

ERMIRA BABALIU: MË KA MARRË MALLI SHUMË, MË KA MARRË (TEKSTI DHE KËNGA)