Më fal e dashur, një gjë pa bërë
Për ty e mangët mbeti,
S’ta vura emrin askund mbi rërë
Se frikë më ngjalli deti.
Ia pata drojën se vjen i çmendur
Të merr tutje pa shkak,
Andaj në vjersha e kam gdhendur
Me ëndje pak nga pak.
E bëra netëve, pa drojë pra
Përmbi kandil të shkretë,
Mbi flakë të cilit sa herë që ra
U dogj e imja jetë.
I mora dhimbjet, se s’jam nga guri
Apo një lëmsh prej reje,
Kjo flakë e trisht’ sa herë që m’zuri
Më solli afër teje.
Ndaj falëm pra, pse emrin ty
Ta hodha lart në qiell,
Nëse një ditë do mbes pa sy
Dy yje të më sjell…
ObserverKult
Lexo edhe:
XHELAL ADEMI: S’DI KU HUMBËN FJALËT TUA…
Kot të prita n’sheshe bote n’kënde rruge kot të prita
Se ti erdhe përmes gote që sakaq me fund e ngrita,
Pastaj heshtje asgjë tjetër, asnjë zhurmë asnjë zë
Ndaj harresa kaq e vjetër bëhet sa një shekull më.
S’di ku humbën fjalët tua, ti më the, “mos pi raki”
N’vend të saj te një krua do t’më japish pakëz gji,
Se do vinje si një Zanë, si te Muja i plagosur
Gjersa jeta aty pranë t’gjitha rrugët mi ka sosur.
E kur sipër kësaj loje si mbi shpinën e një mali
Hëna do të bënte roje me shkëlqimin që ia fali
Ky vegim që sot arrita ta kopjoj nga sytë e tu
Në mëngjes kur t’hapet drita ti do t’ikish nga këtu.
Me një ikje të marrosur dhe me shiun nëpër sy
Me do lot që ke varrosur nën qerpik aty me dry,
Do të ikish përtej vitesh që të kthehesh kaq e re
Se ti s’je një Zanë mitesh por një ëngjëll përmbi dhe…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult