Xhelozia lind gjithmonë me dashurinë, por jo gjithmonë mbaron me të

me puthje

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

– Nuk ka gjë më të përsosur në botë se dy veta që duhen./ Marc Levy

– Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë, nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë./ Jess Lair

– Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri./ Pitagora

– Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius

– Armiku i dashurisë është kritika. Nëse dikush të kritikon do të thotë se nuk të do./ Alejandro Jodorowsky

– Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston

– Sa më pak kemi aq më shumë dhurojmë. Duket absurd, por kjo është logjika e dashurisë./ Nënë Tereza

– Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh./ Jim Morrison

– Dashuria është e verbër. Shikimin ta rikthen martesa./ Georg Christoph Lichtenberg

– Xhelozia lind gjithmonë me dashurinë, por jo gjithmonë mbaron me të./François de La Rochefoucauld.

ObserverKult


Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA, POETI QË DASHURIA FATKEQE E GODITI NË ZEMËR DUKE I THYER SHPIRTIN…