Xhensila Myrtezaj shpërthen në lot në mes të emisionit, rrëfen sakrificat që ka bërë nëna e saj për të

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, u surprizua në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga nëna e saj e cila u shpreh se ndihet mjaft krenare që ka një vajzë si ajo.

Më pas, Xhensila rrëfeu sakrificat që ka bërë e ëma për ta rritur atë. Këngëtarja tregoi se ajo punonte në një furrë buke, ku e merrte dhe atë pasi nuk kishte ku ta linte.

“Jam njeriu më me fat në botë që kam pasur këtë nënë. Ma ka mbajtur dorën fort atëherë kur ka qenë shumë e dobët vetë. Dhe ka gjetur forcë para meje gjithmonë, asnjëherë nuk e kam parë të lëkundur. Më ka rritur me shumë sakrifica, me sakrifica të jashtëzakonshme. Mbaj mend që punonte turn të tretë në një furrë buke. Madje më merrte dhe mua me vete se nuk kishte ku të më linte. Të nesërmen vraponim, unë për të shkuar në shkollë dhe mami për të shkuar në punë. Më përgatiste mua, më jepte për të ngrënë dhe vazhdonte të punonte. E kam parë vetëm duke punuar, e kam parë vetëm stoike, një nënë shumë të ndershme, me shumë parime dhe unë e them me plot bindje se jam kjo që jam falë kësaj nënë”, rrëfeu Xhensila.

“Sot dua ta bërtas krenarinë për mamanë time dhe dua t’i them që faleminderit për gjithçka, që më solle në jetë, që më edukove, që më ke qëndruar pranë, faleminderit që do jesh dhe ke për të qenë gjithmonë se unë kam për të të mbajtur fort pranë meje gjithë jetës”, shtoi ajo.

LEXO EDHE: Xhensila Myrtezaj & Pirro Çako: Je sekreti im dhe askush s’e di (teksti dhe kënga)