Xhensila Myrtezaj & Pirro Çako: Je sekreti im dhe askush s’e di (teksti dhe kënga)

Në hapësirën time më intime
Ku veç Zotit s’hyn njeri
Rreze dielli je për mua vetëm ti
Po mi ngrohë të gjitha dhomat
Në çdo cep të zemrës sime
Më tundove me një mijë e një mendime

Si mjegull vere më prek ti shputat
Më bën të ndiej mornica
që shkojnë e vijnë si flutrat
Ti zgjas unë buzët, ti prek unë duart
Me shpresën tek magjia
se ndoshta ndodh çudia

Je sekreti im dhe askush s’e di
Ti vjen çdo natë në shtratin tim
E pranë meje rri
Je sekreti im dhe askush s’e di
Me ty çdo natë dhe pse ti hesht
Unë bëj dashuri
Siç bën çdo njeri.

Ti je më e bukur se gjithë notat
Se gjithë notat e kësaj kënge
Më e bukur se gënjeshtra e një ëndrre

Ndaj nga dashuria jote
Të largohem sonte s’dua
Le të flerë kjo zemra ime në duart e tua

Si mjegull vere më prek ti shputat
Më bën të ndiej mornica
që shkojnë e vijnë si flutrat
Ti zgjas unë buzët, ti prek unë duart
Me shpresën tek magjia
se ndoshta ndodh çudia

E para herë në jetë
Kur shoh një ëngjëll vetë

Në 7 miliardë je mrekullia e 8-të
Më e bukur ti bëhesh
Kur për mua buzëqesh
Kur për mua buzëqesh.

ObserverKult


Lexo edhe:

FISNIKËT: PSE PO MË QORTONI ZOTËRIA JUAJ… (TEKSTI DHE KËNGA)