Aktori Xhevahir Zeneli ka qenë i ftuar pak kohë më parë në emisionin e Rudina Magjistarit. Gjatë emisionit Zeneli zbuloi pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.
“Kur kemi xhiruar filmin ‘Kur hapen dyert e jetës’, kemi bërë xhirime një muaj në dimër, në dëborë dhe një muaj në pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë. Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur. Kishte bukurinë e vet edhe ajo. Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit”, tha aktori.
Lidhur me filmin “Rrethimi i vogël”, Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi. “Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova.
Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. ‘Mirë do ishte të më kishe treguar profesor’, i thashë dhe ai ma ktheu: ‘Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena’.
Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”, tregoi Xhevahir Zeneli./ vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
BASRI ÇAPRIÇI: KONTRIBUTI IM PËR REVOLUCIONIN ËSHTË ZERO
Poezi nga Basri Çapriçi
Unë jam frikësuar si qeni
Kur shihja nga dritarja si mprehnin thikat
Si rripnin lepujt
Kur qielli hapej
Dhe dielli zihej
Kam parë Zotin të më pikë në ballë
Kontributi im është zero
Për revolucionin për historinë
Jam frikësuar si mos më keq
Kam ikur larg të strehoj fëmijët
Gruaja më thotë lëri ato tashti
Kush s’u frikësua kur mbulonte terri
Po s’u zë goja gjëra të tilla
Tanimë që mori fund e gjitha
Së paku mund të kemi strehë
Për kalamajt mor aman
Të gjithë pëlcasin fjalë të mëdha
Poezinë e potë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult