reklamë

Xhevat Latifi: Ka me ardhë

I
Ka me qenë natë e thyher n’ag,
çelsat kanë mu lëkund si fjolla bore,
e dera ka me u hap si me lakue perden!
II
Tan varret dikur bahen jeshile,
e zezë mbetet sallë pritja,
kangën që e mori era amanet rri pezull.
III
Së pari ishte fjala.
Më pas erdhën malet me prue melodinë e erës.
Në ashensorin ku shenohet kati 13 ka vetëm një murë kalues,
duket gur varri, epitaf ka një grafit të vjedhur.
Lexo: “Je gjithëkund dhe askund.”
Më pas një zë i të i mekur vie i John Lennon:
“Jepi shancë paqes!”
Në sky restaurant, rokerët e thinjur pinë kafet e hidhura.
Rrinë me gra të përqafuar
U duket se kanë humbur luftën
dhe s’ka kush më të vdesë për paqen!

ObserverKult