Xhevat Latifi: Ma thuaj një fjalë të mirë

Ma thuaj një fjalë të mirë
Të shoh qiellin në sy liqeni
Ta ndjej aromën e bukës në çerep
Te pleqëruar në odë
Ta hap një portë dheu
Më thuaj një fjalë të mirë
Se Thalia ka intrigën aritmi moderne
Si sot, si dje …
Qe dymijë vjet fjala e mirë nuk plaket
As gjumi nuk e zë
Një fjalë vdekjen e tremb!