Xhevat Limani dekorohet nga Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi Xhevat Limanin.

“Artisti i madh Xhevat Limani e ringjalli kryeheroin Skënderbeun.
Me poemën dramatike në regjisurë dhe aktrim autorial.
Ai me Teatrin Shqiptar në Amerikë i ra skenave botërore shqipërisht.” theksoi Meta.
Presidenti tutje shtoi se Limani është ambasador i denjë i kryevlerës kombëtare.

Mbi 50 shfaqje vetëm brenda Vitit të Skënderbeut në SHBA dhe Evropë.
Në Athinë triumfoi në kuadër të Festivalit Interballkanik.

Xhevat Limani dhe Era Hoxha fituan shpërblimet si aktorë më të mirë.
Njëkohësisht fituan shpërblimet e UNESCO-s si prezentues të vlerave trashëgimore”.

Projekti Gjergj Kastrioti Skënderbeu pas pandemisë vazhdon turin.
Ata u shfaqën në Brazil, Argjentinë, Australi, Ukrainë, etj.