Xhevat Qorraj, aktor.
(Carrabreg, 16 maj 1947 – Prishtinë, 23 gusht 2023).
«Nuk di të luaj me fjalë…»
Xhevat Qorraj është njëri ndër aktorët e dalluar të Teatrit Popullor Krahinor. Kohëve të fundit publiku pati rastin ta shohë në teatrin e poezisë «Sofra» — në «Qeleshebardhët», dramatizimin e poezisë së Ismail Kadaresë, në regji të Ekrem Kryeziut. Kjo shfaqje u prit shumë mirë nga publiku.
Zhvilluam një bisedë të shkurtër me Xhevatin lidhur me angazhimin e tij momental pranë teatrit:
— Jam duke e përgatitur Alcestin (rol kryesor) në «Mizantropin» e Molierit, regjinë e së cilës është duke e bërë Besim Sahatçiu, ndërsa premiera e dramës pritet të jipet në mars — na tha ai.
— Kush (mund të thoni se) është Alcesti sipas jush? — e pyetëm. Xhevati, duke ndier barrën e madhe që i është vërë përpara me këtë rol sa kompleks aq edhe të afërt, na përgjigjet:
— Të them të drejtën, unë dhe Alcesti kemi diçka të përbashkët. Ai në një moment thotë. «Nuk di veç të jem i sinqertë, i drejtë, nuk di të luaj me njerëz — me fjalë… dhe nuk di të rrej. Kush nuk ka aftësi ta fshehë atë çka mendon nuk ka shumë dobi nga kjo botë».
Derisa Xhevati ishte duke folur për rolin e tij, që e kishte marrë ta përgatisë me tërë forcën që e ka, iu kujtua edhe fjalia e fundit dhe e tha fjalinë që e mbyllë shfaqjen «Mizantropi»: «Do të kërkoj një vend sado të shkretë, duke qenë i lirë të jetoj me nder.»
Në bisedë e sipër na u kujtuan edhe angazhimet e shumta të cilat i pati kohëve të fundit në film dhe në televizion, prandaj e dëgjuam me vëmendje kur na foli për ato role. Midis tjerash, tha se së shpejti pritet të shfaqet filmi artistik «Tre vetë kapërcejnë malin» në regji të Besim Sahatçiut, në të cilin film ai e luan rolin e komandantit Jani Kripa.
Në serialin «Era e Lisi» luaj rolin e Simiqit, që u pëlqye nga kritika si edhe nga shikuesit, po e them këtë sepse është duke shkuar reprizimi i kësaj serie në Televizionin e Prishtinës.
Pastaj, duke e thithur tymin e cigares, flet për serinë e re që do të emitohet në prill në TVP — «Kur pranvera vonohet» në regji të Ekrem Kryeziut, ku Xhevati interpreton rolin e Guximit, e që në serinë televizive është njëri ndër rolet kryesore.
Qerim Arifi
(«Zëri i rinisë», 1981. Foto, «Zëri i rinisë», 1980. Përgatiti: Agim Morina)
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJRULLA ÇEKU: LAMTUMIRË ARTIST I MADH!
Dje në moshën 76-vjeçare u nda nga jeta artisti i madh i skenës teatrore e i kinematografisë së Kosovës, Xhevat Qorraj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
lexo edhe:
NDRE MJEDA: VEÇ PER TÝ M’RREH ZÊMRA E MJERA, E PREJ MÁLLIT DERDHI LOT
Permbi zâ qi lëshon bylbyli
Giûha shqype m’shungullon;
Permbi érë qi nep zymyli
Pá da zêmren m’a ngushllon.
Nder kómb’ tjerë, nder dhéna tjera
Kû e shkoj jeten tesh sá mot,
Veç per tý m’rreh zêmra e mjera,
E prej mállit derdhi lot.
Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KETU
ObserverKult