Xhevdet Doda: Atje të pres

Me Egon tande
Kalëroj
Nëpër disponime ylberi
Përshkoj gërmadha kujtimesh
Pa e kthy kryet
Në oaza ndërgjegjesh
Po nisem drejt parajsës prej letre
Ku koha ndalet

Aty të pres
Të plakemi bashkë
Të rrisim fëmijën
Që kurrë s’ke me lindë