Xhevdet Ferri, amaneti që la para se të mbyllte sytë

Xhevdet Ferri
Xhevdet Ferri

Ditët e fundit i kaloi në spital, duke u përballur me sëmundjen e rëndë. Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni.

Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.

Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë. Personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin sytë.

Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe: XHEVDET FERRI DO TË FESTONTE 61-VJETORIN, VAJZA E TIJ BËN DEDIKIMIN PREKËS…

Aktori i njohur Xhevdet Ferri do të festonte sot 61-vjetorin e lindjes dhe e bija në këtë ditë të shënuar ka publikuar një video në rrjetet sociale nga ditëlindja e tij e fundit.

Aktori dëgjohet t’u thotë kamerierëve që ditëlindjet me torta janë për fëmijët. Jo për dikë në moshën e tij, megjithatë u fryn qirinjve.

Përkrah postimit e bija e tij ka bërë edhe një urim dhe dedikim prekës për të atin: “Ditëlindja e 61-të sot babo. Çfarëdo që të jetë kuptimi i saj tani që s’je më.

Jo se e kishe ndonjë qejf kushedi, por delikatesave tonë për ta kujtuar nuk i…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.