Xhevdet Ferri do të festonte 61-vjetorin, vajza e tij bën dedikimin prekës…

Aktori i njohur Xhevdet Ferri do të festonte sot 61-vjetorin e lindjes dhe e bija në këtë ditë të shënuar ka publikuar një video në rrjetet sociale nga ditëlindja e tij e fundit.

Aktori dëgjohet t’u thotë kamerierëve që ditëlindjet me torta janë për fëmijët. Jo për dikë në moshën e tij, megjithatë u fryn qirinjve.

Përkrah postimit e bija e tij ka bërë edhe një urim dhe dedikim prekës për të atin: “Ditëlindja e 61-të sot babo. Çfarëdo që të jetë kuptimi i saj tani që s’je më.

Jo se e kishe ndonjë qejf kushedi, por delikatesave tonë për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishe ndryshuar mendim tani që do të të ndihmonte Marlox t’i fryje qirinjve.

Na mungon dhe duke gërmuar nëpër video kuptova sa më ka marrë malli për zërin tënd që dilte nga kraharori”.

Kujtojmë që aktori Xhevdet Ferri u largua në mënyrë të parakoshme nga jeta. Dhe shkak për largimin e tij u bë një sëmundje e rëndë.

———————————–

LEXO EDHE: “SI U KRAHASUA XHEVDET FERRI ME TOM CRUISE”, REGJISORI KUMBARO FLET PËR FILMIN E PËRFOLUR

Toka më është dukur jashtëzakonisht e qelbur në ajër… Kur fluturoja lart dhe e shikoja prej andej, më krijohej ndjesia se nuk doja të zbrisja më… Ka qenë një emocion i fortë, një impakt gati shokues. Po të më lije në ajër, mund të qëndroja aty…”.

Xhevdet Ferri, në një bisedë tet-atet me Ad Krastën, i përshkruante kështu emocionet e përjetuara në moshën 20-vjeçare në filmin “Gjurmë në kaltërsi”, të regjisorit Saimir Kumbaro.

Ndonëse asokohe, aktori i ndarë nga jeta muaj më parë, kishte tërhequr vëmendjen e Kumbaros. Me portretin, fizikun dhe sjelljen që kishte me kameran, duket e bërë të ishte i përzgjedhuri për rolin e pilotit të ri. Pa qenë nevoja të kalonte kinoprova, duket se impakti i parë i Xhodës pas leximit të skenarit të Llazar Çuçit, s’ka qenë si pritej, raporton Panorama.

Fillimisht e ka refuzuar, derisa do të thërritej në zyrat e larta, të cilat pavarësisht justifikimit se po linte studimet pas dore. Do t’ia impononin rolin si “detyrë partie”. Një detyrë, që sipas rrëfimit të aktorit. Do të ishte një nga eksperiencat më të bukura filmike që ai do të përjetonte në rininë e tij…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU