Kjo vajza quhet Xhulia Kurti.
Vetëm pak kohë më parë, studentja Xhulia Kurti e Universitetit të Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani.
Bill Gates i dhuroi librin e tij të fundit Xhulias së bashku edhe me një mesazh përgëzimi për suksesin e arritur. Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë këtë libër. Këtë ia cilëson ai në mesazhin e dërguar.
Kjo është Xhulia, kampionia jone, krenaria jonë në fushën e teknologjisë. Dhe askush nuk flet për të. Askush nuk e njeh.
Por Xhulian meritojnë ta njohin të gjithe. Rinia që të frymzohen dhe brezi tjetër qe t’kuptojë esencat e ksaj rinie./ Besa Manaj
ObserverKult
Lexo edhe:
“PAGANINI” DO TË NGJITET NË TEATRIN E GJENOVËS, ME FUSTANELLËN SHQIPTARE