Xhyljeta Kulla: Fëmijët më kritikuan për rolin tim si dashnore në skenë…

Çifti i aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare, Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla kanë qenë të ftuar në emisionin “Soiree”.

Partnerë në jetë dhe në skenë, Pëllumbi dhe Xhuljeta kanë rrëfyer dhe detaje nga jeta artistike, duke përfshirë kështu edhe rolet e shumta që kanë luajtur në skenë, vështirësitë dhe gëzimet që i falte profesioni i aktrimit.

Xhuljeta ka rrëfyer me sinqeritet se si e kanë kritikuar fëmijët për rolin e saj si dashnore në skenë, duke i thënë se ndjeheshin të turpëruar dhe i gjykonin në ambientet e shkollës.

“Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së Esat Toptanit. S’kisha vend ku të futesha, më thërrisnin në shkollë moj çupë e Esatit. Unë pushimin e bëja brenda në klasë më tha vetëm që të mos dilja se nuk i duroja dot. Kurse me skeçin “Telefoni i ri në shtëpi:, Flladit i thërrisnin “hë mo kopili i kasos”- tregoi Xhuli me humor.

Jonida Shehu ngacmoi bashkëshortin e aktores, njëkohësisht dhe regjisor, duke i drejtuar pyetjen se pse i jepte ato role, ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”. Përgjigja e regjisorit shkaktoi të qeshura në publik…