Yilmaz: Je femra e dytë që dua…

bija ime

Je femra e dytë që dua…poezi nga Ceyhun Yılmaz (Poet turk)

Të parën isha i detyruar ta doja
Kam patur shumë të mira prej saj
Nuk kam dashur asnjë detyrim në jetën time sa atë

Je femra e dytë që dua
Është e pamundur të zësh vendin e të parës
Ajo më mësoi të dua
S’do të të doja as ty po të mos më kish mësuar

Më beso, mësova të eci vetëm pse ajo më mbajti duart,
arrita të vrapoja drejt teje

Pse sytë e tu ngjajnë me të sajët
S’munda t’i largoja më sytë e mi nga ti
Të dua, jam i dashuruar me ty

Je femra e dytë që dua
Atë e mbaj mbi supe përgjatë gjithë jetës
Ndërsa ty të kam në çdo mëngjes timin

Mos u bëj xheloze
Edhe shkronja e parë e emrit tënd në alfabet
vjen pas të sajit
Zemra ime është e jotja tani

Më duaj sa ajo, mjafton
Ajo më lindi, ti mos më vrit

Përktheu: Rozana Belli

ObserverKult

Lexo edhe:

AKTORI NOEL CLARKE AKUZOHET PËR NGACMIME SEKSUALE NGA 20 FEMRA

Aktori Noel Clarke, së fundmi ka thyer heshtjen pas akuzave nga 20 femra për ngacmim seksual.

Përmes një deklarate për shtyp, Noel mohoi të ketë ndodhur dicka e tillë megjithatë u shpreh se do të kërkonte ndihmë profesionale për të ndryshuar në të mirë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult