Prekëse: Gruaja nuk më njeh qe disa vjet, por unë e di kush është ajo…

“Ky burrë është 80 vjeç dhe këmbëngul gjithmonë për ta shoqëruar bashkëshorten e tij kudo ku shkon.

E kap për dore dhe ecin bashkë. Kur e pyeta një herë se pse e shoqja e tij ecte e shpërqëndruar, sikur po e ndiqte dikush, bashkëshorti i saj më tha: “Sepse vuan nga Alzheimer”.

Më pas e pyeta: “Po bashkëshortja jote a shqetësohet nëse e lë të largohet nga ti, apo nëse nuk e merr me vete kur del?

Ai ma ktheu: “Nuk mban mend asgjë. Nuk më njeh as mua tashmë, ka vite që nuk e di se kush jam”.

I habitur, e pyeta: “Sa shumë dashuri paske për të… Edhe pse nuk të njeh, ti sërish e shoqëron për të dalë shëtitje…?”

I moshuari më pa në sy dhe më buzëqeshi për pak çaste. Më pas më tha: “Ajo nuk më njeh se kush jam, por unë e di shumë mirë se kush është ajo. Ajo është dashuria e jetës sime, ndaj e ndiej dhe si detyrim moral të kujdesem për të”. (Histori e shkëputur nga interneti, autor i panjohur/ bota.al).

Observerkult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: DASHURIA ËSHTË NËNA, NE JEMI FËMIJËT E SAJ…

Dashuria është mënyra se si na tregojnë gjëra
lajmëtarët e misterit.

Dashuria është Nëna. Ne jemi fëmijët e saj.
Ajo shkëlqen brenda nesh, herë dukshëm, herë padukshëm,
kur humbasim besimin a e ndiejmë se ai ka filluar të ngjallet përsëri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult