Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike. Hetimet: “Në apartament gjenden disa shenja…”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur para pak ditësh opinionin publik, teksa u bë me dije për mediat se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin.

Hetuesit amerikanë po hetojnë nëse ka pasur ndonjë konflikt përpara se aktori shqiptar dhe gruaja e tij të vdisnin në lagjen Bronx të New York.

Një burim ka treguar për “New York Post” se në apartamentin kishte shenja që tregonin se jeta e çiftit nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën papritur të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin në mënyrë të papritur.

Një shënim vetëvrasjeje nuk u la pas, sipas burimit. Autoritetet janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Shehi ka pësuar ndonjë lëndim në trup.

Deri tani mjekësia ligjore e qytetit nuk ka marrë një vendim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ornela Shehit dhe as të Florind Belliut.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 28-vjeçarja bie e para nga kati i gjashtë i ndërtesës më pas edhe 35-vjeçari Belliu./tirananews.al


Florind Belliu

Lexo edhe:

MISTERI I VDEKJES SË ÇIFTIT SHQIPTAR, FLORIND BELLIU NË PRILL U DEKLARUA SI I ZHDUKUR

Florind dhe Ornela Belliu ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në Nju-Jork. Pas tragjedisë, më konkretisht motra dhe ëma e aktorit ishin të shkatërruara pasi edhe panë kufomat e njerëzve të tyre të dashur. Madje në një moment i afrohet një tjetër person, por nuk dihet lidhja e tij me viktimat dhe familjen e tyre.

Trupat e pajetë u gjetën në sheshin para pallatit në Cruger Ave, ku kishin veç pak muaj që ishin vendosur.

Policët thonë se rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse të dy janë vetëvrarë, apo Belliu ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur vetë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult