Zbardhet sherri: Rezart Veleshnja së pari ja largoi veturën, pastaj u rrahën…

Rezart Veleshnja, një nga aktorët e programit televiziv “Portokalli” është rrahur me grushte dhe sende të forta me një person tjetër, i cili rezulton të jetë punonjës pranë pastiçeri “Nefeli“ në Tiranë.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar ngjarjen e plotë dhe shkruan për OraNews se gjithçka ka ndodhur më 20 shtator 2022, pavarësisht se vetë Veleshnja e hodhi poshtë.

Sipas Qynos, materialet e dërguara nga komisariati nr. 1 në drejtim të prokurorisë së Tiranës, tregojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugicën që të çon tek pastiçeri “Nefeli”, e cila ndodhet në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Aktori Rezart Veleshnja është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me Gentjan Kullollin, ky i fundit një punonjës i pastiçerisë së mësipërme, për shkak të një vendi parkimi.

Më konkretisht, Kullolli ka bllokuar vendin me një furgon “Cady”. Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia me qëllim hetimin e këtij incidenti, Veleshnja shfaqet me një motoçikletë dhe në kokë mban një skafandër.

Ai zbret nga motoçikleta dhe drejtohet nga furgoni “Cady”. Ku pasi shikon se në të nuk ndodhej shoferi, Veleshnja hipën brenda në furgon, e ndez atë dhe e largon disa metra më larg. Pikërisht në këtë moment shfaqet Gentjan Kullolli që del nga pastiçeria teksa mban disa arka dhe drejtohet në drejtim të furgonit “Cady”.

Në timon ai ka konstatuar aktorin Rezart Veleshnja, të cilit ka filluar t’i kërkojë llogari për ndezjen dhe largimin e furgonit nga vendi i parkimit. Por në këtë moment sipas Gentjan Kullollit, Veleshnja e ka fyer rëndë, ndaj dhe ai e ka goditur disa herë me grusht.

Veleshja në kokë mbante skafandën e motorit ndaj nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa përleshja fizike e tyre me goditje të ndërsjella ka vijuar për pak çaste. Kanë qenë punonjësit e pastiçerisë ata që i kanë ndarë dy personat.

Më pas, Veleshnja, është larguar me vrap dhe ka hyrë në ambientet e një servisi aty pranë, nga ku ka marrë një shufër hekuri dhe është drejtuar drejt vendit ku ndodhej Gentian Kullolli. Por nuk e ka përdorur atë.

Të dyja palët e përfshira në këtë konflikt kanë përfunduar në ambjentet e policisë, ku janë marrë në pyetje dhe kanë bërë kallëzim penal. Por, më pas, si Veleshnja dhe Gentjan Kullolli, kanë hequr dorë nga kallëzimi, duke shprehur vullnetarit normalizimin e marrëdhënieve mes tyre./(gazetatema)


Lexo edhe:

U THA SE E RRAHËN DHE I MORËN PARATË NË QENDËR TË TIRANËS, REAGON REZART VELESHNJA

ObserverKult