U tha se e rrahën dhe i morën paratë në qendër të Tiranës, reagon Rezart Veleshnja

Së fundmi lajmi se aktori humorit Rezart Veleshnja është grabitur dhe dhunuar në Tiranë, bëri xhiron e rrjetit. Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet. “Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit. SHIH REAGIMIN

“Prapaskena” raportoi se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje në Tiranë. E njëjtja media raportoi se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Sa i përket karrierës së tij të gjatë tashmë, Rezart Veleshnja njihet për imitimet e tij. Ndër ato që kanë bërë bujë në spektaklin e humorit “Portokalli” kanë qenë ai si Sali Berisha, Arjan Çani apo edhe si prezantuesi Eni Shehu.

Aktori është gjithashtu edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e tij video për të qeshur, momente prapaskenash, apo edhe copëza nga përditshmëria e tij.


Lexo edhe:

“ALKETA VEJSIU DHE VERA GRABOCKA MË MASHTRUAN”, KËNGËTARJA: ÇFARË MË THA MODERATORJA NË TELEFON…

Këngëtarja Xhesika Polo ka zbuluar së fundmi hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun. Ajo ka thënë se moderatorja e kishte ftuar të merrte pjesë në Festivalin e Këngës. Kjo ftesë u bë në vitin që Vejsiu e drejtonte Festivalin dhe më pas nuk ja pranoi.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë.

Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festivalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Unë e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU