Zbulim befasues në Lesbos: fosili i një peme 20-milion vjeçare

Arkeologët grekë kanë gjetur mbetje fosile të një peme në ishullin Lesbos, degët dhe rrënjët e së cilës janë të paprekura pas 20 milion vjetësh.

Pema u transportua me ndihmën e pajisjeve speciale.

Kjo është hera e parë që mbetjet e pemëve fosile gjenden në gjendje kaq të mirë, me degë dhe rrënjë, tha profesori Nikos Zouros i Muzeut Historik Kombëtar të Lesbos.

“Ky zbulim unik është ruajtur në gjendje të shkëlqyeshme dhe pas hulumtimeve ne do të jemi në gjendje të zbulojmë se ç’lloj peme është”, tha Zouros.