Delegacioni Evropian në Tiranë ka shpërndarë fotot dhe një tekst, për një zbulim arkeologjik, gjatë ndërtimit të një shkolle të re në Durrës.
“Zbulime të mahnitshme në kantierin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, pjesë e programit #EU4Schools.
Arkeologët zbuluan struktura dhe artefakte të lashta, duke i shtuar njohuri të vlefshme historisë së qytetit.
Kjo shërben si rikujtesë e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME ARKEOLOGJIKE TË VITIT 2022
Viti 2022 ishte një vit zbulimesh të mëdha arkeologjike. Disa, si p.sh. zbulimi në Egjipt i piramidës së një mbretëreshe të panjohur deri më tani, rishkruan një pjesë të historisë; të tjera, si identifikimi i rrënojave të Endurance midis akujve të Antarktidës, i dhanë fund një kërkimi shekullor. “Focus” ka përzgjedhur gjetjet më të rëndësishme të vitit.
Egjipt, tempulli i Zeusit
Prillin e kaluar në vendin arkeologjik të Tel al-Farma, ku dikur qëndronte Pelusiumi i lashtë, u gjetën mbetjet e një tempulli antik kushtuar Zeusit. Gërmimet filluan nga dy kolona graniti Asëan, të vendosura në hyrje, të cilat u shembën pas një tërmeti të lashtë.
Pse është e rëndësishme? Kërkimi për këtë tempull kishte filluar më shumë se njëqind vjet më parë. Tani kemi prova të faktit se në kohët e lashta u bashkuan besime të ndryshme fetare dhe se kulti i perëndisë greke Zeus ishte kombinuar me atë të hyjnive të tjera rajonale.
Itali, statuja bronzi
Njëzet e katër statuja bronzi në gjendje të përsosur u nxorrën në dritë në nëntor në vaskat e shenjta të shenjtërores etrusko-romake të San Casciano dei Bagni, në provincën e Sienës. Ato datojnë më shumë se 2000 vjet dhe përshkruajnë personazhe të ndryshëm si perandorë, gra, bashkëshorte, vajza dhe Apollon.
Pse është e rëndësishme? Që nga zbulimi i Bronzeve Riace nuk ishte bërë një zbulim i tillë i jashtëzakonshëm. Gjetja e bronzeve në një gjendje të shkëlqyer ruajtjeje është shumë e vështirë, dhe deri më tani janë gjetur statuja terrakote nga kjo periudhë e tranzicionit e njohur si romanizim.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult