Në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar në komunën e Suharekës janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive, sikurse edhe enë të ndryshme.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Hajrulla Çeku ka theksuar se gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”.
Sipas Çekut, gjetja e kallëpeve të stolive si dhe enëve janë më të rëndësishmet në këtë ekspeditë.
“Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit”, ka shkruar Çeku në rrjetet sociale.
Sipas tij, këto gjetje e bëjnë Hisarin “si një arkivë kryesore për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit”.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRI, HAJRULLA ÇEKU, NJOFTON SE KANË NISUR PUNIMET NË KALANË E KORISHËS