Ne mund të ëndërrojmë të fitojmë lotarinë, por ç’të themi kur papritur gjeni një unazë martese të epokës mesjetare në oborrin tuaj, ose një mozaik të epokës bizantine në fermën tuaj?
Njerëzit e përditshëm u bashkuan me arkeologët dhe konservatorët e artit për të gjetur disa nga zbulimet më bindëse të vitit që po lëmë pas, transmeton ‘a2news.com’.
Midis tyre ishte një autoportret i Van Gogut, i fshehur pas një pikture, një qytet i madh romak i zbuluar dhe një tunel sekret në atë që mund të ishte varri i humbur i Kleopatrës.
Lexo edhe:
ZBULIMET NË MOZAIKUN E TIRANËS, VARR ANTIK- MURE RRETHUESE DHE MONEDHA TË SHEKULLIT TË V
Përfundimi i gërmimit, pranë Mozaikut të Tiranës, nxjerr në dritë atë çfarë arkeologët parashikuan më herët. Potencial arkeologjik të rëndësisë së veçantë.
“Varri i parë i zbuluar pranë mozaikut të Tiranës. Duke qenë se është gjetur një varr i asaj kohe tregon se këtu mund të ketë pasur vendbanime dhe lëvizje të njerëzve”, është shprehur Nezha.
Luan Nezha, arkeologu i cili ka qenë pjesë e ekipit, shpjegon rëndësinë e zbulimeve në këtë monument kulture të kategorisë së parë. I cili ndodhet 2 kilometër pranë qendrës së Tiranës
Specialistët e arkeologjisë në raportin e tyre përfundimtar, propozojnë pranë Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë gërmim të thelluar
“Këtu janë gjetur tjergulla, tulla dhe një monedhë. Ne besojmë se mund të gjejmë dhe materiale të tjera që mund të na vërtetojnë se është më e hershme”, ka thënë ai.
Këto sondazhe u iniciuan nga specialistët pas dhënies së alarmit për ndërprerjen e punimeve që po kryheshin për rehabilitimin e zonës. Dhe ndërtimin e shatërvanit nga Bashkia e Tiranës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU