106- vjeçarja që vallëzon, pikturon e shkruan libra

Eileen Kramer është valltarja 106 vjeçare që ka pushtuar internetin me vullnetin dhe energjinë e saj për të vallëzuar pavarësisht moshës së saj të shtyrë.

Pos kësaj, Kramer po ashtu shkruan nga një tregim në ditë në shtëpinë e kujdesit në Sidnei, si dhe publikon libra e madje edhe ka hyrë në garën më prestigjioze australiane të pikturës, sipas BBC-së.

“Që kur jam kthyer në Sidnei kam qenë shumë e zënë – kam përformuar në tri akte vallëzimi në Institutin Kombëtare të Arteve Dramatike dhe në teatro të pavarura”, ka thënë Kramer.

“Kam marrë pjesë në dy festivale të mëdha të vallëzimit në Adelajde dhe Brisbejn, ka marrë pjesë në një fim, kam pasur shumë performanca të vogla, i kam shkruar tri libra, dhe sot e kam ditë të lirë që të flas me juve”, ka shtuar ajo për BBC-në.

Ajo thotë se i ka hequr fjalët “vjetër” dhe “moshë” dhe kjo e ndihmon që ta mbajë energjinë që e karakterizon atë.

ObserverKult