Zbulimi i ri i arkeologëve, një qytet antik mund të fshihet nën piramidat e Gizës

Një teori e re e arkeologëve po trondit botën. Një grup studiuesish nga Italia dhe Skocia pretendojnë se kanë zbuluar një qytet të madh nëntokësor, i cili sipas tyre shtrihet poshtë Piramidave të Gizës dhe mendohet se mund të jetë më i madh sesa vetë sipërfaqja e piramidave.

Sipas informacioneve të mediave të huaja, mendohet që “zbulimi” të jetë bërë në sajë të pajisjeve teknologjike të sofistikuara.

Teknika e re e radarit, e cila është përdorur për studimin, funksionon duke kombinuar të dhënat e radarit satelitor me dridhjet e vogla nga lëvizjet sizmike që ndodhin në mënyrë natyrale, për të ndërtuar imazhe 3D të asaj që shtrihet nën sipërfaqen e tokës, pa bërë asnjë gërmim fizik.

Një ekspert i radarëve në Universitetin e Denverit tha se është e imagjinueshme që ka struktura të vogla, të tilla si boshte dhe dhoma, poshtë piramidave që ekzistonin përpara se të ndërtoheshin, sepse vendi ishte ‘i veçantë për njerëzit e lashtë’. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse zbulimet janë të vërteta do të ishin gërmimet.

Ndërkohë, mediat e huaja bëjnë të ditur se kërkimet e grupit të arkeologëve do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2025, duke hedhur dritë mbi atë që “fshihet” poshtë Piramidave të Gizës./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PESË FAKTE PËR PIRAMIDAT E EGJIPTIT, QË MUND TË JENË PROVA E TEKNOLOGJIVE TË PËRPARUARA NË LASHTËSI