Pesë fakte për piramidat e Egjiptit, që mund të jenë prova e teknologjive të përparuara në lashtësi

Madhësia e gurëve, sistemi i tuneleve, rreshtimi me yjet… dhe misteri i diçkaje që mungon në majë të Piramidës së Madhe

  1. Madhësia dhe pesha e materialeve

Vetëm gurët e mëdhenj të piramidave, ofrojnë një argument shumë bindës se është përdorur një teknologji e panjohur. Piramida më e madhe, më e madhja në botë, përbëhet nga 2.3 milion gurë, që peshojnë 2.5-15 tonë. Arkeologët thonë se janë nxjerrë nga një burim aty pranë. Por, me këtë peshë, si i zhvendosën punëtorët? Po të bësh llogaritë e kohës së ndërtimit, duket sikur janë zhvendosur një bllok guri për çdo dy minuta e gjysmë. E pabesueshme! E pamundur!

2. Sistemi i tuneleve

Nën piramidat e Gizës bëhen rregullisht zbulime të reja. Sistemi i tuneleve që gjendet nën to, është provë e një qytetërimi të përparuar. Të hapur në një shtrat gëlqeror, këto labirinte shkojnë thellë nën shkretëtirë. Tunelet zbulojnë gjithmonë të vërteta të reja dhe dhoma të fshehta, të panjohura për njeriun për mijëra vite. Një herë u zbuluan 20 “kuti” prej graniti Asvan. Dikush tha se ruanin një formë të lashtë energjie. Funksioni i tyre është sekret edhe sot e kësaj dite.

3. Rreshtimi me Polin e Veriut

Qarkullojnë shumë teori në lidhje me rreshtimin e piramidave, sidomos Piramidës së Madhe. Të gjithë bien dakord se egjiptianët e ndërtuan Piramidën e Madhe, sipas boshtit Jug-Veri. Ata nuk e kishin Yllin e Veriut si udhërrëfyes, siç e kemi ne sot. E vetmja gjë që shpjegon këtë saktësi, mund të jetë përdorimi i algoritmeve komplekse. Nuk ka të dhëna historike për procesin që përdorën egjiptianët e lashtë. Prandaj, misteri vazhdon…

4. E vetmja piramidë me 8 faqe në planet

Piramida e Madhe e Gizës, është e vetmja në botë që ka 8 faqe. Ky efekt nuk dallohet nga toka, por vetëm nga ajri. Fenomeni është i dallueshëm në agim dhe në perëndim… … vetëm gjatë ekuinoksit pranveror dhe atij të vjeshtës.

5. Çfarë mungon në majë të Piramidës së Madhe?

Egjiptianët e lashtë mendohet se kishin vendosur një sferë misterioze në majë të Piramidës së Madhe. Sfera me diametër 2.7 metra, simbolizonte Syrin e Horusit. Sfera ishte vendosur për të nderuar Diellin dhe Siriusin, yllin më të shndërritshëm në qiell.

ObserverKult

LEXO EDHE: A është piramida e madhe e Gizës qendra e planetit tonë?