Zbulohen detajet e Eurovizion 2023, nga logoja te slogani, çfarë do të jetë ndryshe

Logoja dhe slogani zyrtar i Eurovision Song Contest 2023 janë prezantuar së fundmi. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet uebfaqes zyrtare e BBC dhe Eurovision.

Në logon e këtij viti vihen re dy ngjyrat e flamurit ukrainas, një formë kjo për të nderuar shtetin fitues të vitit të kaluar. Shkronja e përdorur në logo quhet “Penny Lane”. Kjo është si një përkujtim për Beatles, flamurtarët e trashëgimisë së pasur muzikore të Liverpool-it.

Duke zbuluar logon, Martin Green, drejtori i menaxhimit të eventit është shprehur se simbolet e këtij viti përmbledhin në mënyrë të përsosur partneritetin e mahnitshëm në të gjithë konkursin. Më e rëndësishmja, fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit në mbarë botën.

Eurovizioni i vitit 2023 do të jetë i pari që nga viti 1979 që nuk zhvillohet në shtetit fitues.

Gjysmëfinalet e Eurovizion 2023 do të zhvillohen më 9 dhe 11 maj teksa finalja e madhe do të mbahet më 13 maj./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRSE VENDET NGA BALLKANI PO TËRHIQEN NGA EUROVIZIONI?

Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm, për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë.

Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult