Zbulohen disa varre në Babunjë të Lushnjës

Gjurmimi i nekropolit të vendbanimit antik të Babunjës, Lushnjë, ka qenë në qendër të gërmimeve arkeologjike. Që u zhvilluan në periudhën 20 shtator-15 tetor 2021.

Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) bën të ditur se me shumë gjasa, ky nekropol gjendej në krahun verior të vendbanimit. Në kodrën përballë tij, siç u kuptua nga gjurmimet sipërfaqësore të vitit 2019.

“Në fushatën e këtij viti u dokumentuan 7 varre të dëmtuara, një pjesë e të cilave me konstruksion tjegullash, ndërsa pjesa tjetër me gropë të thjeshtë. Varret përmbanin skelete të dëmtuara. Ndërsa në 5 prej tyre skeletet shoqëroheshin me gjetje arkeologjike të datuara në shekujt V-IV para Krishtit”, thekson ASA.

Të gjithë varret u dokumentuan buzë shpatit jugor të kodrës përballë vendbanimit antik “Babunjë”. Ndërsa sondazhet në pjesën e sipërme të terracës nuk dhanë rezultatet e pritura.

Varret e zbuluara mund të jenë mbetjet e një varreze antike. E dëmtuar gjatë punimeve për hapjen e rrugës të fshatit “Babunjë e Re” në vitet ‘70 të shekullit të kaluar.

Koha e datimit të kësaj varreze përputhet mjaft mirë me datimin e vendbanimit të Babunjës. Dhe varreza me sa duket i përket këtij qyteti.

Projekti “Babunja” u drejtua nga prof. dr. Bashkim Lahi, IA, Tiranë dhe dr. M. Fiedler Universiteti Humbold, Berlin. Me pjesëmarrje aktive të prof. as. dr. Eduard Shehi, IA, Tiranë, prof. as. dr. Britney Kyle, Northern Colorado University. Dhe prof. as. dr. Laurie Reitsema, Gaorgia University. Me mbështje financiare nga Northern Colorado University./ATSH

LEXO EDHE: ZBULOHEN VARRE MESJETARE NË DURRËS

Një varrezë që duket se i përket periudhës së Mesjetës është zbuluar gjatë gërmimeve të ekspeditës arkeologjike. Që po zhvillohet tek ish-merkata e vjetër në Durrës. Gërmimet po drejtohen nga arkeologia Brikena Shkodra.

Arkeologia thotë se ky vend gjatë Mesjetës njihet si një pikë tranzite. Mes zbulimeve të qytetit bizantin dhe atij romak…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU