Zbulohen varre mesjetare në Durrës

Një varrezë që duket se i përket periudhës së Mesjetës është zbuluar gjatë gërmimeve të ekspeditës arkeologjike që po zhvillohet tek ish-merkata e vjetër në Durrës. Gërmimet po drejtohen nga arkeologia Brikena Shkodra.

Arkeologia thotë se ky vend gjatë Mesjetës njihet si një pikë tranzite mes zbulimeve të qytetit bizantin dhe atij romak.

Shtresa të dyshemesë së një ndërtimi

Sipas Shkodrës, përveç varreve mesjetare janë shfaqur edhe shtresat e para. Shtresa të dyshemesë së një ndërtimi, që për momentin mbetet i panjohur.

Arkeologia thotë se gërmimet do të vazhdojnë rreth 30 ditë. Ndërsa më pas zona do të kthehet në gjendjen fillestare. Për të rinisur në të njëjtën pikë në vitet e ardhshme.

Kjo është ekspedita e dytë që arkeologia Brikena Shkodra po zhvillon në Durrës. Pasi pak muaj më parë gërmimet ishin përqendruar tek Forumi Bizantin./abcnews.al

LEXO EDHE: Zbulohen mure fortifikuese mesjetare në sheshin në Gjirokastër, ndërpriten punimet në qendrën muzeale

Struktura të rëndësishme arkeologjike, janë zbuluar gjatë punimeve në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër. Mure fortifikuese mesjetare, gjurmë të qeramikës, materiale skeletore që sipas specialistëve i takojnë shek XVII fillim shekulli XVIII kanë dalë në dritë prej disa ditësh duke çuar ne pezullimin e përkohshëm të punimeve për projektin e Rilindjes Urbane në qendrën muzeale të Gjirokastrës.

“Një mur i lashtë që daton në shekullin XVI. Janë fragmente të një muri mesjetar me të gjithë elementët, ku një ndër kryesorët të këtyre mureve, që mund të jenë të kështjellave të vogla të asaj kohe, janë frëngjitë të cilat i ndeshim në këto kështjella Gjirokastrite si objekte të vëzhgimit dhe ruajtjes së objektit, drejtoria jonë ka ndaluar punimet”, tha Vaso Polo specialist në DRKK Gjirokastër.

Dosja me të dhënat e gjetura ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë i cili do të përcaktojë rëndësinë e zbulimit dhe masat që duhet të ndërmerren. Më herët janë gjetur në thellësi, puse mesjetare, por u mbuluan nga firma kontraktore që po kryen punimet.

Për më shumë klikoni KËTU