Zbulohen letrat e censuruara midis Maria Antonetës dhe të dashurit të saj

Përmbajtja e redaktuar e letrave midis Maria Antonetës dhe të dashurit të saj të përfolur, kontit Hans Axel von Fersen, është zbuluar duke përdorur skanime me rreze X.

Ishin këto letra të shkëmbyera nga mbretëresha franceze dhe konti suedez Axel von Fersen, gjatë Revolucionit Francez. Letrat u analizuan nga një ekip shkencëtarësh në Francë. Ato ishin të dërguara nga qershori 1791 deri në gusht 1792, ndërsa mbaheshin në arkivat kombëtare franceze.

Ekspertët ishin në gjendje të bënin fillimisht dallimin midis bojërave të përdorura për redaktimin. U diferencuan edhe ato të përdorurat për të shkruar tekstin fillestar.

Në këtë mënyrë, duke përdorur teknika dhe bojëra të ndryshme, mbretëresha dhe konti ishin në gjendje të hartonin tekste të fshehura. Kishin përdorur edhe fjalë si “i dashur”, “adhuroj” dhe “çmendurisht”, çka nënkuptonte marrëdhënien e ngushtë midis tyre.

Për më tepër, ekipi përmes metodave që përdori për të zbardhur letrat, arriti në përfundimin se ishte konti vetë ai që redaktoi pjesë të letrave. Përdori edhe censurën në përmbajtjen e tyre.

Gjithashtu, studimi zbuloi edhe se konti von Fersen ndihmoi në organizimin e një përpjekje të dështuar për të kontrabanduar familjen mbretërore jashtë Francës.

Zbulohen letrat e censuruara midis Maria Antonetës dhe të dashurit të saj të përfolur

ObserverKult

LEXO EDHE: Je gjithçka që dëshiroj, arsyeja numër një në botë e ekzistencës, letra e bukur e Johnny Cash për të shoqen

Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes. Është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë. Në letrën e shkruar në vitin 1994, Johnny Cash i uron ditëlindjen gruas përmes fjalëve te zgjedhura e te ndjeshme.

“Po plakemi e po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj.
I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam, pa pyetur.
Ndonjëherë e iritojmë nga pak njëri-tjetrin.
Ndoshta, ndonjëherë e marrim njëri-tjetrin si të mirëqenë.
Por, ka raste, si sot, që meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën, me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU