Zbulohen letrat/ I sëmurë rëndë në spital, si i këmbeu George Orwell të drejtat e kryeveprës “1984” për një palë këpucë

Një botues amerikan, i fitoi të drejtat e kryeveprës “1984” të George Orwell, në këmbim të një palë këpucëve numër 47 dhuruar shkrimtarit anglez të ndarë nga jeta në vitin 1950, në moshën 46-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet ndërkombëtare ( si “Telegraph”, “La Repubblica”), bazuar në disa letra të papublikuara më herët dhe të zbuluara nga Peter Harrington, një tregëtar londinez i librave antike. Letrat në tetorin e ardhshëm do të dalin në panair në Frieze Master.

Përshkrimet që ai sjell për mbikëqyrjen e sistemit, veçmas në krahasime me ‘Big Brother’ apo ‘Policia e Mendimit’ zënë vend edhe sot, duke mbetur si ‘fotografi e së ardhmes’ që Orwell bëri përmes letërsisë.

Por në një dyfaqësh letër të vitit 1948, kur situata e pasluftës në Britani ishte kritike, gjetja e një palë këpucësh në përmasat e tij (nr 47) duket se ishte një shqetësim serioz për autorin. 

I sëmurë rëndë prej turbekulozit ai i nisë nga spitali letrën Robert Giroux, redaktorit dhe botuesit me ndikim të librave në SHBA, duke shkruar:

“Përveç mungesës së kuponëve, nuk mund të merrja asnjë palë këpucë në madhësinë time (nr 47) këtu.”

Orwell shkruante se i kishte kërkuar botuesit të tij anglez Fredric Warburg (themeluesi i Secker & Warburg, i cili gjithashtu botoi Fermën e Kafshëve të Orwellit në 1945 ) t’i blinte këpucë, kur ai të vizitonte Amerikën.

Këpucët dhuratë, Orwell, do t’i merrte nga shtëpia botuese “Harcourt, Brace & Company” ku Giroux ishte redaktor i nivelit të lartë. Dhe kjo do të ndikonte për të siguruar marrëveshjen për botimin. Agjenti letrar i shkrimtarit i shiti të drejtat tek Brace, që do ta botonte atë në qershor të vitit 1949.

Në një letër që pason, Orwell, pas marrjes së dhuratës, shkruante se donte të falënderonte personin e duhur për ‘mirësinë e madhe’.

“Ato janë këpucë të shkëlqyera dhe besoj do lumturoheni të dëgjoni se më përshtaten, ndonëse me muaj kam qenë ‘i lidhur’ pas shtratit në spital dhe nuk i kam veshur ende”.

Shëndeti i dobët e kishte detyruar Orwell të largohej nga shtëpia e tij në ishullin Jura dhe në nëntor 1947 ai u shtrua në spitalin ‘Hairmyres’ në Lanarkshire,të specializuar në problemet e mushkërive.

Më tej në letër Orwell thotë se është i sëmurë rëndë.

‘Me trishtim them se vuaj nga turbekulozi që nga nëntori i kaluar, madje mendoj që nga fillimi i vitit 1947’, shton më tej, duke theksuar se shëndeti nuk e lejon të bëj thuajse asgjë serioze.

Libri “1984”do të bëhej një nga romanet më domethënës të shekullit të kaluar./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

“FERMA E KAFSHËVE” E ORWELLIT, JA PSE MBETET AKTUALE

Në gushtin e vitit 1945, në SHBA u botua libri “Ferma e kafshëve” e shkrimtarit britanik George Orwell (Xhorxh Oruell).

Rezultoi një sukses i madh, me mbi gjysmë milioni kopje të shitura. Kjo që në vitin e parë. Libri u pasua 3 vjet më vonë nga një sukses edhe më i madh, romani “1984”.

Nga Mark Satta

Në vitet që pasuan, shkrimet e Oruell lanë një shenjë të pashlyeshme në mendimin dhe kulturën amerikane. Shitjet e këtyre 2 librave u rritën sërish në vitin 2013 kur Eduard Snouden zbuloi dokumente konfidenciale nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara (NSA).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


SHAIP BEQIRI: POEZI PËR MIKUN E VRARË

Shokut tim, Xhemail Mustafës

Unë endem në dhe të huaj
Derisa hija jote ngrin
Mes tempujsh
Në pikë të ditës
Në prag të shtëpisë

Vdekja nuk ec më tej
Është shndërruar në torzo
Me hijen e rruzullit tënd
Rrokulliset fushave të natës
Deri te syri i ngulur në një pikë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult