Lea Ypi: Librin e shkrova duke u fshehur në dollap…

lea ypi
Lea Ypi

Ishte nisur me idenë për të shkruar një libër teorik dhe filozofik mbi konceptin e lirisë dhe e përfundoi duke na dhënë, falë Covid-19, një roman përvoje jetësore.

Lea Ypi, eksperte në marksizëm dhe në teorinë e kritikës, që ajo i mësoi më së miri në universitetet më të njohura të botës dhe që tani jeton dhe punon në Londër me bashkëshortin dhe tre fëmijët, tregon në romanin ”Të lirë”, botim i Feltrinelli-t, me të cilin ishte protagoniste në Panairin e Librit të Torinos 2022, historinë e saj në perëndim të shekullit XX.

Një histori me sekrete familjare, me revolucione, me luftë dhe zgjim politik në Ballkan, në një regjim të mbetur pezull mes fundit të komunizmi dhe përpjekjes për të hyrë në Perëndim.

Të bën përshtypje figura e gjyshes nga nëna, e cila vjen nga një familje e madhe aristokrate myslimane e Perandorisë Osmane.

”Ajo më tha, dhe mua më mbeti në mendje, se liria e vërtetë është dinjiteti i njeriut. Dhe kjo formë e lirisë morale, pra qendra e personit nuk ka sistem, sido që ai të jetë shtypës, ai mund të jetë në gjendje ta heqë plotësisht atë. Ne jemi të gjithë viktima të rrethanave, megjithatë, ne kemi një formë lirie të brendshme, morale, që na lejon të ngrihemi lart të shtypjes së institucioneve nën të cilat jetojmë dhe gjithashtu t’i kritikojnë ato”, tha kohë më parë për ANSA-n Lea Ypi, e cila flet një italishte perfekte.

Ajo shton se këtë libër e kishte shkruar duke u fshehur në dollap për të mos u shqetësuar nga fëmijët.

”Në fillim nuk kisha menduar për Shqipërinë, isha në Berlin për kërkime dhe shpërtheu Covid-19, bibliotekat ishin të mbyllura dhe në atë moment isha në shtëpi me fëmijët, në këtë situatë krize të përgjithshme. Mbeta e mbërthyer nga pikëpamja akademiko-filozofike sepse ishte e vështirë të mendohej për kategoritë abstrakte gjatë krizave. Ndërkohë, më riktheheshin vazhdimisht asociacione me jetën time në Shqipëri sepse kisha jetuar e bllokuar gjatë ’97-ës, kur kishte trazira tim”, thotë Ypi.

”Shkrova në një dollap të madh sepse kisha fëmijët e mi që janë 11, 6 dhe 4 vjeç, që më kërkonin gjithmonë. Mendoja shumë për gjyshen time që më thoshte se kur nuk dimë se çfarë të mendojmë për të ardhmen duhet të kthehemi në të kaluarën dhe të përpiqemi të përdorim kujtimet për të na udhëhequr në krizat që do të përballemi”, thotë Ypi.

Në këtë roman, një vajzë e vogël kalon nëpër sisteme të ndryshme dhe pyet se çfarë është liria në këto sisteme.

“Përmes personazheve të librit përpiqem të reflektoj mbi konceptet e ndryshme të lirinë që kemi dhe përmes së cilës përpiqemi ta kuptojmë institucionet. Por, çfarë është liria e vërtetë? Çfarë do të thotë të jetosh në një shoqëri të lirë? Çfarë lirie na duhet?”, pyet ajo.

Gjyshja, së cilës Ypi do t’i kushtojë romanin e radhës, mbërriti në Shqipëri në kërkim të një identiteti, por u internua menjëherë dhe, me të shoqin në burg, ajo rriti e vetme një djalë.

”Gjëja që më ka goditur gjithmonë tek ajo është se më thoshte se ‘kam qenë gjithmonë e lirë”, nënvizon shkrimtarja filozofe.

”Për mua forma më e rëndësishme e lirisë është ajo që unë e quaj liri morale, që është paksa themeli i kritikës ndaj shoqërive në të cilat jetojmë. Nuk duhet të jemi paternalistë në botën e të menduarit”, shton ajo.

”Si akademike gjithmonë kemi prirje për të dhënë leksione, përkundrazi ajo që më pëlqen te letërsia është se ajo është një formë komunikimi më demokratike me publikun. Më shumë se të japësh përgjigje, i bën pyetje vetes dhe hapni një proces kërkimi së bashku me lexuesin. Është një pasazh që të çliron shumë”, thotë Ypi./ (Nga Mauretta Capuano)/ATSH

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇMIMIN “LUMO SKËNDO” SIVJET E FITON SHKRIMTARJA, LEA YPI