Gjatë gërmimeve arkeologjike në Jeruzalem, janë gjetur katër monedha ari të pastër, që janë dëshmi historike të periudhave të hershme.
Mendohet se monedhat janë aty prej 1000 vjetësh.
Sipas disa medieve të huaja, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) kishte thënë se monedhat u zbuluan nga arkeologët, gjatë gërmimeve pranë murit perëndimor në Jeruzalem.
Për monedhat, që u gjetën brenda një ene të vogël, specialisti i IAA, Robert Kool, deklaroi se ishin ruajtur mrekullisht dhe ishin menjëherë të identifikueshme, pa u pastruar ende.
Ndërkaq, Kool theksoj se, këto monedha datojnë në vitet 940-970./Konica.al