Zbulohen vepra antike në rrënojat e Pompeit, arkeologët gjejnë afresket e rralla të figurave mitike

Disa vepra të mrekullueshme arti janë zbuluar në rrënojat e Pompeit, qytetin e lashtë romak që u gropos në hirin e vullkanit të Malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit.

Arkeologët thonë se afresket janë ndër më të bukurat që janë gjendur deri më tani në rrënojat e qytetit antik. Figura mitike greke si Helena e Trojës shihen në muret e larta të zeza të një salle të madhe banketesh.

Dyshemeja e mozaikut pothuajse e kompletuar e dhomës përfshin më shumë se një milion pllaka të bardha. Një e treta e qytetit të humbur mbetet ende për t’u pastruar nga mbeturinat vullkanike.

Gërmimi aktual, më i madhi që bëhet gjatë këtij brezi, e pozicionon edhe një herë Pompein si dritaren kryesore në botë për njerëzit dhe kulturën e perandorisë romake.

Një bllok i gjerë rezidencial dhe tregtar, i njohur si “Rajoni 9”, po pastrohet nga disa metra shtufi dhe hiri i hedhur jashtë nga Vezuvi pothuajse 2000 vjet më parë.

Stafi duhet të lëvizë shpejt për të mbrojtur gjetjet e reja dhe të heqin sa munden nga depoja.

Për afresket që duhet të qëndrojnë në pozicion, një ngjitës suvaje injektohet në pjesën e pasme të tyre për të parandaluar largimin nga muret.

Muratura është duke u mbështjellë me skela dhe sipër zonës po vendoset një çati e përkohshme.

lexo.al/ ObserverKult


Lexo edhe:

GUSTAVE EIFFEL, INXHINIERI I VEPRAVE TË MËDHA QË PËRFUNDOI NË BURG

Më 15 dhjetori të vitit 1832 në Dizhon të Francës lindi Aleksandër Gustave Eiffel. Ai ishte një inxhinier francez, arkitekt, një sipërmarrës dhe një specialist i strukturave metalike.

Eiffel ishte shumë i zgjuar, por jo shumë i zellshëm. Ndërsa ndiqte shkollën e mesme në Lycée Royal, Eifel mendonte se mësimet ishin një humbje kohe. Eifel kishte gjetur ngrohtësi jo në inxhinieri, por në histori dhe letërsi.

Shprehitë e tij studimore u përmirësuan dhe ai u diplomua në të dy shkencat humane. Eiffel vazhdoi të merrte pjesë në kolegjin “Sainte Barbe College” në Paris, në mënyrë që të përgatitej për provimet e pranimit në institucionet e vështira inxhinierike më prestigjioze të Francës. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult