Zbulohet hamami antik i shekullit të XII brenda një lokali

Një hamam ose banjë antike që besohet se daton në shekullin e XII është zbuluar nga disa punëtorë ndërtimi teksa ishin duke rinovuar një bar në Sevilje.

Hamami është në gjendje të ruajtur mirë. Dhe ishte një zbulim plotësisht i papritur brenda Barit “Giralda” në qendër të qytetit.

Arkeologu Alvaro Jimenez shpjegoi se struktura është e veçantë. Një dritë në formë ylli u shfaq menjëherë pasi punëtorët filluan të goditnin muret e ndërtesës.

Ata më pas zbuluan gati 90 drita qielli në çatinë e lokalit të stilit maure. Vepra të bukura islamike u gjetën në muret e dhomës.

LEXO EDHE: XHAMIA E PARË NË ELBASAN, JA PSE U NDËRTUA MBI KALA

Mendohet se arkitekti i hershëm i shekullit XX, Vicente Traver kishte vendosur të fshihte dhomën gjatë instalimit të dy kateve shtesë.

Lokali e ka marrë emrin nga minarja e Xhamisë së Madhe. Që tani shërben si kulla e kambanës së Katedrales së Seviljes.

Sevilja u pushtua nga Moors në shekullin VIII, duke u bërë më vonë një nga dy kryeqytetet e Kalifatit Almohad. Qyteti u mor nga mbreti i krishterë Ferdinand III i Castille në shekullin e XIII./oranews.tv