Zbulohet kërkesa e Helena Kadaresë për varrosjen e kolosit të letërsisë, Rama: Duhet të respektojmë ikjen e tij!

kortezhi

Kryeministri Edi Rama, me kërkesë të Helena Kadaresë, ka mbajtur fjalimin për ikjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe.

Rama u shpreh se e shoqja e Ismail Kadaresë ka kërkuar që ceremonia e varrimit të bëhet vetëm me praninë e familjarëve.

“Të respektojmë ikjen e tij! Helena kishte një kërkesë legjitime, varrimi të bëhej vetëm në prani të familjarëve, ndaj në emër të saj u kërkoj respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së kortezhit të vogël familjar”, tha Rama.

ObserverKult