Zbulohet materiali më i vjetër në Tokë

Shkencëtarët duke analizuar një meteor kanë zbuluar materialin më të vjetër që ka ekzistuar në Tokë.

Ata kanë zbuluar grimca të pluhurit brenda shkëmbinjve, të cilët kanë rënë në tokë në vitin 1960, e që sipas tyre janë të vjetra 7.5 miliardë vite, raporton BBC.

Grimcat e pluhurit më të vjetër janë formuar në yje të cilat kanë ekzistuar shumë më herët se sa krijimi i sistemit tonë solar.

Një grup hulumtuesish kanë shpjeguar të gjeturat e tyre në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Kur yjet vdiqën, grimcat e pluhurit kanë vërshuar drejt tokës, transmeton Koha.net.

Ky “pluhur para-solar” bashkëvepron për krijimin e yjeve e rinj, planetëve, hënave e meteorëve.

“Ata janë shembull solid i yjeve, pluhurit real të yjeve”, thotë autori kryesor i këtij hulumtimi, Philipp Heck.

Një ekip i hulumtuesve nga SHBA-ja dhe Zvicra kanë analizuar 40 ekzemplarë të pluhurit ‘para-solar’ të cilat i gjetën në meteorin Murchison, i cili ra në Australi në vitin 1969.

Për të zbuluar se sa i vjetër është pluhuri, hulumtuesit kanë matur për sa kohë ky material ka qenë i ekspozuar në rrezet kozmike në hapësirë.