Zbulohet mozaiku 2300 vjeçar, ja pse po konsiderohet kaq i vlefshëm (Video)

Gjatë gërmimeve arkeologjike në kodrën Palatine në Romë, pranë Forumit, u zbulua një mozaik në një vilë aristokratike, që besohet të jetë rreth 2300 vjeçare.

Alfonsina Russo, kreu i Parkut Arkeologjik të Koloseut, i cili është përgjegjës për vendndodhjen Palatine, tha se ajo që e bën këtë zbulim të pakrahasueshëm nuk është vetëm ruajtja e mahnitshme e mozaikëve.

Por po ashtu është edhe dekorimi, i cili përmban skena të betejave detare dhe tokësore romake.

Puna është e përshtatur me kristale polikromi dhe pllaka ekzotike blu të lashta egjiptiane, raporton CNN.

Russo deklaroi se në kohët e lashta ishte e zakonshme që familjet fisnike me pallate në kodrën Palatine të përdornin elemente të pasura dekorative si simbole të pasurisë dhe rangut të lartë shoqëror.

“Mozaikët gjendeshin zakonisht në dysheme, por ky është gjithashtu në të gjithë murin e përparmë dhe është i ruajtur jashtëzakonisht mirë. Personi që porositi mozaikun ishte mjaft i pasur sa të përballonte të importonte materiale të çmuara nga e gjithë perandoria për të dekoruar këtë vilë.

Deri më tani, nuk kemi gjetur asgjë për identitetin e këtij personi, por besojmë se kërkimet e mëtejshme do të na ndihmojnë të përcaktojmë se kush ishte kjo familje patriciane”, tha Marco Rossi, profesor i antikiteteve romake në Universitetin e Roma Tre.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU:

/abcnews.al

ObserverKult


arrëthyesit

Lexo edhe:

PSE ARRËTHYESIT I SHOHIM NGADO GJATË KRISHTLINDJEVE?

Por pse arrëthyesit e vegjël janë shndërruar në një dekor të preferuar gjatë festave të fundvitit?

“Arrëthyesi” është ndoshta baleti më i njohur gjatë periudhës së fundvitit, por po ashtu personazhi i dashur është pjesë e qindra filmave dhe zbukurimeve të Krishtlindjeve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JAMES JOYCE: DASHURIA IME ËSHTË NJË PETK I NDRITSHËM

Poezi nga James Joyce

Dashuria ime është një petk i ndritshëm
midis pemëve të mollës,
ku erërat e hareshme fryjnë me shumë dëshirë
për të më bërë shoqëri.

Atje, ku erërat e gëzueshme qëndrojnë për të mikluar
gjethet e reja teksa kalojnë,
dashuria ime bartet ngadalë, duke u përkulur mbi
hijen e saj në bar.

Dhe aty ku qielli është një kupë blu e zbehtë
mbi tokën e qeshur,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult