Del në dritë vepra 3500-vjeçare, në Turqinë Qendrore, që konsiderohet më e vjetra në botë.
Mozaiku me rreth 3147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk, që ndodhet në rrethin Sorgun, provinca Yozgat, ku vëzhgimet kanë filluar më 2008, ndërsa gërmimet në vitin 2012.
”Gërmimet arkeologjike po kryhen bashkërisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universitetit Bozok dhe Universitetit të Pizës në Itali”, – tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal për Kulturën e Turizmin.
“Sipas studimeve shkencore, mozaiku i gjetur është i pari në historinë botërore. Gjithashtu, këtë e dëshmon edhe sipërfaqja e tij, pasi rezulton mjaft primitive. Po planifikojmë ta fitojmë këtë vend, në sektorin e turizmit”, – tha Çiftçi.
Anacleto D’agostino, ligjërues pranë Universitetit të Pizës, udhëheqës i ekipit të arkeologëve, tha se mozaiku që ata gjetën i përket viteve 1500 para erës sonë, transmeton ‘konica.al.’.
Po ashtu, duke deklaruar se mozaiku është më i vjetri në botë, ai tha se, “ne e dimë që ka mozaikë të ngjashëm në Greqi, por mendojmë se i këtushmi është më i vjetër se ai në Greqi”.
LEXO EDHE: Bylisi, qyteti me teatrin dhe mozaikun mijëravjeçar
Qyteti antik i Bylisit është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Ai shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.
Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para lindjes së Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës. Një nga mozaikët e zbuluar një vit më parë në qytetin antik Bylis, daton në shekullin VI. Parku arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në Shqipëri, për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu: Bylisi, qyteti me teatrin dhe mozaikun mijëravjeçar