Një grup arkeologësh në Peru kanë zbuluar trupin e një mumie, që mund të jetë 800-1200 vjeçare.
Kjo mumie para-inkase u zbulua në kompleksin arkeologjik të Cajamarquilla, që ndodhet në lindje të Limas, transmeton ‘a2news.com’.
Mumia u gjet në një pozicion të mbledhur dhe e lidhur me litarë në të gjithë trupin. Pranë saj u gjetën edhe objekte të tjera si tenxhere dhe poçe prej qeramike.
Sipas mediave lokale, arkeologët shpresojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla.
————————————–
LEXO EDHE: ZBULOHET NË EGJIPT MUMIA E LASHTË E NJË KAFSHE TË ÇUDITSHME
Arkeologët egjiptianë po hetojnë mumien e një kafshe të çuditshme, deklaroi sot Ministria e Antikiteteve.
“Do të shpallim detajet e zbulimit të mumies së një kafshe të çuditshme, në dukje një mace e madhe, ose ka të ngjarë të jetë një luan apo luaneshë”, deklaroi ministri, transmeton ATSH raportimet.
Ai shtoi se njoftimi do të bëhet pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.
Në Egjiptin e lashtë, kafshët shtëpiake të mumifikuara zakonisht varroseshin me pronarët e tyre. Ato u përdorën si oferta për perënditë ose egjiptianët e lashtë i donin kafshët në varre, me shpresën se do t’i merrnin në jetën e përtejme.
Muajt e fundit Egjipti ka njoftuar një seri zbulimesh të lashta, që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së dobësuar të turizmit, një burim kryesor ky i të ardhurave kombëtare/DPA.